Aktualitet

Ndahet nga jeta shkrimtarja Meri Lalaj

Shkruar nga Liberale
Ndahet nga jeta shkrimtarja Meri Lalaj

Shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur Meri Lalaj është ndarë nga jeta këtë të premte , në moshën 79-vjeçare.

Pasi kaloi me shumë vështirësi COVID-19, e mendoi se e la pas atë periudhë të errët, virusi i ka shkaktuar dëme të mëdha në ezofag, të cilat mund të gjejnë kurim vetëm jashtë shtetit.

Meri Kristaq Lalaj u lind në Pogradec (1943). Shkollimin e mesëm e  ndoqi në vendlindje, ndërsa studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës, Dega Gjuhë-Letërsi Angleze.

Përreth tri vjet ka punuar në gjimnazin e Korçës, pastaj shtatë vite ka qenë në internim me ish-bashkëshortin e saj, për të vazhduar punën e saj në një shkollë tetëvjeçare në Pogradec nga ku edhe doli në pension.

Meri, gjatë viteve sa ka punuar si mësuese, ka botuar shumë shpesh në gazeta të ndryshme artikuj, që kanë të bëjnë me problemet jetësore të vendit, gjë të cilën vazhdon ta bëjë ende edhe sot.

Që nga vitet e ‘90-të ka botuar dhe përkthyer shumë libra, ndër të cilët mund të përmendim këtu, si: “Lasgushi në Poradec” (ditar), “Qentë nuk magullijnë më” (roman), “Gjethe vjeshte” (poezi), “Esenin – një jetë” (përkthim monografi), “Betoveni dhe Revolucioni Frëng” (përkthim), “Romeo dhe Xhulieta takohen” (mbresa për Kosovën), “Dashuri e ndaluar” (roman) etj.

Gjatë krijimtarisë së saj letrare, ajo është nderuar me disa çmime letrare, si: Çmimin Kombëtar për vëllimin me tregime, Çmimin për poezinë më të mirë si dhe çmime të tjera.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH