Aktualitet

Naftëtarët në Ballsh protestë para Bashkisë: Dy muaj pritje dhe asgjë

Shkruar nga Liberale
Naftëtarët në Ballsh protestë para Bashkisë: Dy muaj

Naftëtarët në Ballsh kanë dalë në protestë para Bashkisë së Mallakastrës pasi pretendojnë se nuk kanë marrë ende detyrimet e prapambetura nga puna e tyre në rafineri.

Mësohet se ata kanë dy muaj që presin por asgjë nuk ka ndodhur teksa firma nuk merr përsipër të shlyejë detyrime e asaj pararendëses në rafineri.

Ata ngrenë shqetësimin se nuk mund të punojnë me firma që vijnë fuqishëm dhe më pas ikin për 6 muaj teksa i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku të mbajnë përgjegjësi.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH