Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit pranojnë mbështetjen financiare të qeverisë

Shkruar nga Liberale
Naftëtarët e Ballshit pranojnë mbështetjen financiare

Dje pas 26 ditësh grevë urie intensive, naftëtaret vendosën që të tërhiqeshin nga greva për t’u takuar me kryeministrin Rama, me shpresën se kërkesave të tyre do t’i jepej zgjidhje.

Një ditë pas këtij takimi, nga i cili nuk dolën të kënaqur, naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit u mblodhën sot para Uzinës dhe vendosën që të pranonin ofertën e kryeministrit. Sipas ‘BalkanWeb’ pjesëmarrësit në takimin e djeshëm komunikuan sot me naftëtarët e tjerë, ku vendosën që pranonin mbështetjen financiare nga qeveria.

Edhe pse 505 naftëtarët e kanë fituar gjyqin për pagat e prapambetura ato sërish nuk janë marrë përsipër nga qeveria, duke deklaruar se është marrëdhënie privat me privat. Mësohet se Rama në takim të ketë thënë se deri më tani nuk ka ardhur asnjë firmë serioze që të marrë përsipër rifillimin e punës, pasi mendojnë se kostoja është e lartë. Pavarësisht se kryeministri u shpreh se do t’i jepte mbështetje financiare naftëtarëve, deri në këto momente nuk është përcaktuar ende shifra e saj fikse./ Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH