1

“Mur”/ Artisti pamor Vladimir Myrtezaj sjell botimin e fundit

               Publikuar në : 20:22 - 15/01/21 liberale

Një libër kushtuar miqve të tij! Shumë nga ata do të gjejmë në librin “Mur” të artistit Vladimir Myrtezai. Shpesh artistët pamorë e kanë të vështirë të adaptohen me fjalën.

Por duket se kjo e fundit shkrihet shumë mirë tek ky artist, sepse shkrimi është pjesë organike e tij, sidomos në këtë kohë vetmitare.

Vladimir Myrtezai: Është një kohë që të përqendron, që të le brenda, që të ngre shumë pikëpyetje dhe për këtë arsye këtë lloj energjie e kam kaluar tek shkrimësia, ose tek forma e të dëshmuarit me fjalë.

Imagjinata e tij si artist dhe si shkrimtar e dallojnë Vladimir Myrtezain si një nga penat më me stilistikë. Ai ju përvihet personazheve duke i portretizuar, tipizuar apo edhe përshkruar thellësisht të gjallë.

Kështu të mbledhur javë pas jave ata zënë vend në “Mur”. Një pengesë kjo që autori e ka të përhershme në jetën e tij.

Vladimir Myrtezai: Mur, sepse gjërat që unë shkruaj, gjërat që më rrethojnë, fenomenet që unë reagoj ndaj tyre janë limitet që unë provoj të arrij, qoftë nga pikëpamja filozofike, mënyra e të shkruarit, dashuria për gjuhën. Është një fjalë e shkurtër që nuk shpjegon shumë, por që e fton lexuesin të futet dhe të kontrollojnë brenda.

Ladi mbetet i njëjti me atë artist avandgardist, apo pedagog të ri që ka qenë dikur. Ai në vetvete është personazhi i qëndrueshëm, që zgjedh të komunikojë gjithmonë me mënyrat e tij ndryshe.

Vladimir Myrtezai: Do gjejë shumë shkrime të atyre që unë i quaj limitet e mia, por që në fakt janë miqtë e mi. Nuk është një libër që bëhet për miqtë, por është një libër që zbërthen fenomene mes miqsh./Tch

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back