Një pjesë e Europës po përballet me një valë të motit të keq.
Stuhi dhe reshje rekord shiu janë regjistruar në veri të Italisë, me rajone të shumta që përjetojnë përmbytje dhe rrëshqitje dheu.
Disa persona janë shpallur të zhdukur, ndërsa një zjarrëfikës ka humbur jetën gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit.
Situatë është e njëjtë edhe në Francë. Dy persona kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë janë shpallur të zhdukur në jug të vendit pasi një suthi solli përmbytje dhe dëme të tjera.
Qyteti i Nisës është më i prekuri, ndërkohë, përmbytje ka pasur edhe në disa qytete të Britanisë së Madhe.
[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1164085,1164086,1164087,1164088,1164089"]