Aktualitet

Mori para në protofolin e shoferit dhe rrahu një tjetër, Policia e Shtetit përjashton inspektorin e Shkodrës

Shkruar nga Liberale
Mori para në protofolin e shoferit dhe rrahu një tjetër, Policia

Policia e Shtetit ka përjashtuar inspektorin e Shkodrës, Shkëlzen Gjonajn pas denoncimit publik nga Fiks Fare, se i  kontrolloi portofolin një qytetari dhe një tjetër e dhunoi.

Sipas videos së publikuar, Gjonaj futet në një makinë private pa mandat dhe i kontrollon portofolin. Sipas informacioneve, polici dyshohet se ka marrë nga portofoli një zarf të vogël me 350 mijë lekë dhe 50 euro, të cilat pasi u pikas nga kamerat ia ka kthyer pronarit disa orë më pas.

Reagim i Policisë së Shtetit

Në vijim të informacionit të dhënë nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, për pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë nënkomisar Sh. Gj., me detyrë specialist i Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Shkodër, sqarojmë se:

Pas transmetimit të një rasti tjetër të abuzimit me detyrën nga ky punonjës policie, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur përjashtimin e menjëhershëm nga Policia e Shtetit të punonjësit të Policisë nënkomisar Sh. Gj. Ndërkohë AMP është duke kryer veprimet procedurale për arrestimin e tij. Policia e Shtetit falënderon median që denoncon raste të tilla dhe siguron qytetarët e median se është e vendosur për të larguar nga radhët e saj cilindo punonjës që do të cenojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve apo do të abuzojë me detyrën.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH