Organizata publikoi gjithashtu videon e momentit kur katër pengje të tjerë iu dorëzuan Kryqit të Kuq. 21-vjeçarja Mia Shem, e cila ishte e para nga rreth 240 pengjet që u shfaq, dhjetë ditë pas rrëmbimit të saj, në një video të Hamasit. Ajo ishte në një shtrat dhe kishte lënduar krahun. Videoja e momentit të ribashkimit me nënën dhe vëllanë është tronditëse.???? Mia Shem, who was held hostage by Hamas, said this about her experience:
"People were very good. Very kind, to me. Food good and the kindness and everything good" pic.twitter.com/GzvKPDSnw5 — Censored Men (@CensoredMen) November 30, 2023
Sipas një zyrtari izraelit, pengjet u liruan të enjten nga vende të ndryshme dhe në kohë të ndryshme, sepse ata u mbajtën në vende të ndryshme në Gaza. Më pas, Hamasi i dorëzoi Kryqit të Kuq 6 pengje të tjerë, të cilët tani ndodhen në territorin izraelit. Sipas Forumit të Familjeve të Pengjeve dhe Personave të Zhdukur në Izrael, i cili ka publikuar emrat e pengjeve, bëhet fjalë për Sapir Cohen 29 vjeç, Shani Goren 29 vjeç, Nili Margalit 41 vjeç, Iliana Griçevski 30 vjeç. Bilal Alzidana 18 vjeç dhe motra e tij e mitur Aisha Alziantana 17 vjeç. Mes gjithsej 8 pengjeve të liruar të enjten, tre kanë shtetësi të dyfishtë (Meksikë, Rusi dhe Uruguai), sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit./Liberale.alRedemption of Hostages: Mia Shem arrives at the Hatzerim Air Base earlier this evening, and is welcomed by her mother and brother. pic.twitter.com/mkNJQnCrFr
— Prime Minister of Israel (@IsraeliPM) November 30, 2023