Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë: 4 të vdekur në 24-orët e fundit

Shkruar nga Liberale
Ministria e Shëndetësisë: 4 të vdekur në 24-orët e

4 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në 24-orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë, raporton se nga 4334 testime, 864 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Momentalisht në spitalet COVID-19 po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

“Nëse jeni mbi 18 vjeç, mund të vaksiniheni në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Janë kryer 4334 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 864 qytetarë, në këto bashki:

302 raste në Tiranë,  84 në Durrës, 65 në Shkodër, 38 në Fier, 30 në Berat, 29 në Vlorë, 27 në Elbasan, 22 në Lushnje, 21 në Kamëz, 16 në Korçë, nga 15 raste në Sarandë, Lezhë, 14 në Pogradec, 13 në Krujë, nga 11 raste në Kavajë, Gjirokastër, 10 në Dimal, nga 9 raste në Peqin, Vau i Dejës, Kukës, Has, nga 8 raste në Gramsh, Vorë, Patos, nga 7 raste në Kurbin, Mallakastër, 6 në Devoll, nga 5 raste në Divjakë, Roskovec, nga 4 raste në Rrogozhinë, Dibër, Delvinë, nga 3 raste në Prrenjas, Kolonjë, Maliq, Memaliaj, Bulqizë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Mirditë, Shijak, Himarë, Këlcyrë, Tepelenë, Skrapar, Cerrik, nga 1 rast në Librazhd, Kuçovë, Libohovë, Tropojë, Pukë.

Janë 12,766 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID-19 po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 4 qytetarë: një qytetare nga Tirana 65 vjeçe, një qytetar nga Kolonja 65 vjeç, një qytetar nga Shkodra 78 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 679 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 141,717 që nga fillimi i epidemisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH