Aktualitet

Ministri Bledi Çuçi: Kjo është e vërteta e vdekjes brenda kampit në Durrës

Shkruar nga Liberale
Ministri Bledi Çuçi: Kjo është e vërteta e vdekjes

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi me bindje se vdekja të moshuarit brenda kampit në MEK nuk i ka ardhur nga veprimet e policisë së shtetit. Ai tha se për këtë ka pamje jo vetëm të policisë, por edhe brenda kampit. Asnjë tha më tej ministri, nuk është prekur me dorë. Megjithatë po bëhet ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Dua të them edhe diçka për personin që ka vdekur sot në kamp. Ju garantoj që vdekja nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i forcave të policisë. Ne po presim ekspertizën. Ka pamje edhe nga policia gjatë ushtrimit të kontrollit dhe anëtarët e MEK. Nuk është prekur, qoftë edhe një anëtar me dorë i kampit në Manzë.

Qoftë edhe një person. Do të presim ekspertizën. Ai është një burrë i moshuar. Në mos gaboj 76 apo 79 vjeç. Ka vdekje brenda kampit, ndodhin rëndomë, ai komunitet, po jeton aty, plaket aty, dhe natyrshëm vdesin. Por po presim ekspertizën, por unë jam i bindur” tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH