Aktualitet

Metën dhe Berishën i bashkon Azerbajxhani... apo aksioni i ardhshëm opozitar?

Shkruar nga Liberale

Në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, ku po mbahet Forumi Gobal i IX, ndodhen ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Ilir Meta.

Në këtë forum marrin pjesë përfaqësues të shumë shteteve. Nga Shqipëria po marrin pjesë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Pas një dite intensive takimesh në Baku, mbrëmjen e sotme ish-kryeministri dhe kreu i shtetit janë shfaqur në publik së bashku.

Ky takim Meta-Berisha vjen pas një krisje të përfolur mes tyre, pas vendimit të Presidentit Meta për të dekretuar nga Stambolli emrin e Bajram Begajt si Presidentin e ri.

I pranishëm në takim është edhe zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi dhe drejtori i kabinetit Edmond Panariti.

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha përmes Rithemelimit kërkon të marrë edhe ligjërisht drejtimin e Partisë Demokratike. Së shpejti në opozitë pritet të dalë edhe presidenti Ilir Meta, taksa Monika Kryemadhi ka paralajmëruar se kreu i shtetit pas 24 korrikut do të marrë drejtimin e LSI.

A do të jenë në një front të përbashkët opozitar Meta dhe Berisha, në shtator?

Kjo mbetet për t’u parë, megjithëse gjasat janë të tilla.

Gjithsesi, më herët sot, gjatë vizitës në Baku Presidenti shqiptar duke i uruar suksese të reja Presidentit Ilham Aliyev dhe popullit të Azerbajxhanit, Presidenti shqiptar falënderoi Presidentin e Azerbajxhanit për përfundimin me sukses të projektit TAP.

Presidenti Ilir Meta i uroi Azerbajxhanit suksese në punimet e mëdha ndërtimore të kryera në territoret e çliruara. Duke vënë në dukje se popujt e Shqipërisë dhe Azerbajxhanit janë popuj vëllezër, Ilir Meta përshëndeti faktin se vitin e ardhshëm do të shënohet 30-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Meritokracia në Shqipëri, sa është duke e inkurajuar qeveria një të tillë?

  • 1. Shumë!
  • 2. Pak!
  • 3. Aspak!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH