Prokuroria Lezhë ka sekuestruar 9 pasuri që dyshohet se janë krijuar nga veprimtari kriminale.
Mësohet se pasuritë e sekuestruara i përkasin shtetasit Gjovalin Kozhuta, i dënuar nga autoritetet angleze për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, si dhe familjarëve të tij.
Pasuritë e sekuestruara kapin shifrën e 500 mijë eurove, ku përfshihen tokë, apartamente dhe një automjet.
Nën sekuestro janë vënë:
– Pasuri në zonën kadastrale me nr.2180, Lezhë me sipërfaqe 400 m2, e regjistruar në emër të shtetasit Z.K. ( Tokë arë);
– Pasuri në zonën kadastrale me nr. 1987, Lezhë me sipërfaqe 80 m2, e regjistruar në emër të shtetasit Z.K. (Apartament)
– Pasuri në zonën kadastrale me re.1986, Lezhë me sipërfaqe 94.2 m2, e regjistruar në emër të shtetases P. K. (Apartament);
– Pasuri në zonën kadastrale me nr. 2569, Lezhë me sipërfaqe 53.29 m2, e regjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);
– Pasuria në zonën kadastrale me nr. 1986, Lezhë me sipërfaqe 66.64 m2, e regjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);
– Pasuria në zonën kadastrale me nr.1587, Lezhë me sipërfaqe 48 m2, e regjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);
– Pasuria në zonën kadastrale me nr. 8602, Vlorë me sipërfaqe 72 m2, e regjistruar në emër të shtetasit Gj.K.;
– Pasuria në zonën kadastrale me nr.8220, Tiranë, me sipërfaqe 106.3 m2, e regjistruar në emër të shtetasve GJ.K. dhe P.R. (Apartament);
– Automjet Mercedez Benz, tip ML, në pronësi të shtetasit e Z.K