Një mega-operacion anti-drogë çoi në arrestimin e të paktën 233 personave të në gjithë vendin, u prangos edhe një personazh i njohur për publikun.
Operacioni u zhvillua edhe në qytetin e Elbasanit, aty ku janë prangosur 7 persona dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.
Mes të arrestuarve është edhe një personazh i njohur i rrjeteve sociale. Bëhet fjalë për “Ujkun e Cërrikut”, emri i vërtetë i të cilit është Saimir Rexhepi. Ai shihet teksa shoqërohet nga policia brenda ambienteve të komisariatit, teksa në kokë mban një kurorë.