Aktualitet

Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë kallëzimin e Metës kundër Gjonajt

Shkruar nga Liberale

Gazeta më e madhe në botë “New York Times”, si dhe më shumë se 40 media të tjera ndërkombëtare kanë pasqyruar ditën e sotme padinë që presidenti Meta bëri ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe zyrtarëve të tjerë të kësaj ministre.

Gazeta “New York Times” shkruan se kreu i shtetit shqiptar ka paditur ministren e Drejtësisë dhe zyrtarët e tjerë të lartë për shkelje të Kushtetutës. “Ilir Meta i akuzon të tre për “rrëmbim, të hapur dhe në mënyrë mafioze” të kompetencat që i janë dhënë presidentit nga Kushtetuta”,- thuhet në shkrimin e gazetës së njohur amerikane.

Në artikullin e saj, “New York Times” shkruan se kreu i shtetit ka denoncuar publikisht dhe lidhjet e mazhorancës së Partisë Socialiste me krimin e organizuar dhe sjelljen mafioze të pushtetit të kryeministrit Edi Rama.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH