Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë brenda kësaj jave.
Burime për revistën Who kanë konfrmuar se dy këngëtarët e talentuar do të martohen këtë të shtunë, më 7 tetor. Po sipas këtyre burimeve, dasma do të zhvillohet në ambientet e një hoteli në bregdet, po nuk dihet ende se në cilin qytet konkretisht.
Venera dhe Lindi, gjatë sezonit veror kanë dhënë disa koncerte së bashku dhe tani mesa duket janë angazhuar me përgatitjet për ditën e tyre speciale. E deri të shtunën presim të shohim pamjet nga dasma që padyshim do të jetë madhështore, si dhe dy këngëtarët të veshur nuse e dhëndër.