Pas 17 orë nën rrënoja, një 17-vjeçar nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve. Një media ka qarkulluar fotoja e tij, teksa ka nxjerrë kokën nën rrënoja.
Trupat e shpëtimit i vendosën një kapele mbrojtëse në kokë dhe nisën punën për ta nxjerrë nga gërmadhat, mirëpo një soletë e godinës e kishte zënë përfund dhe pas 17 orësh nën beton, i riu mbylli sytë.
I riu me mbiemrin Çuka ka luftuar deri në momentet e fundit, pasi ka komunikuar me ekipet shpëtuese, duke iu thënë se nuk i ndjente pjesët e poshtme të gjymtyrëve, madje iu kishte kërkuar edhe një cigare,
“Më jepni një cigare. Gjysmën e trupit nuk e ndjej fare”, mësohet të kenë qenë fjalët e fundit të të riut./Gazeta Liberale