Globi

"Më ço foto nudo", pedofili kërcënon 15-vjeçaren

Shkruar nga Liberale
"Më ço foto nudo", pedofili kërcënon

Një adoleshente ka rënë pre e shfrytëzimit dhe ngacmimit seksual në internet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ishullin grek, Rodos.

15-vjeçarja ka thënë në polici se një person i huaj e kërcënuar me jetën e familjes, në mënyrë që e mitura t’i dërgonte foto nudo.

Siç raportojnë mediet vendase, 15-vjeçarja ka pranuar një ftesë miqësie nga një i panjohur në Instagram, me të cilin ka nisur të bisedojë nëpërmjet mesazheve.

Gjatë bisedave, i panjohuri e kërcënonte adoleshenten me jetën e familjareve të saj, nëse kjo e fundit nuk i dërgonte foto nudo. E panikosur dhe me frikë se familjes së saj do i ndodhte diçka e keqe, 15-vjeçarja ka pranuar t’i dërgojë foto lakuriq të panjohurit në Instagram shkruan protothema.gr.

I panjohuri i kërkonte më shumë foto lakuriq 15-vjeçares, duke e kërcënuar se nëse nuk i dërgonte, fotot e saj nudo do publikoheshin gjithandej në internet. Ky ka qenë momenti kur 15-vjeçarja ka marrë guximin t’i bëjë bllok në Instagram të panjohurit dhe të njoftojë prindërit.

Më pas e mitura ka shkuar në polici e shoqëruar me prindërit ku ka denoncuar rastin e shfrytëzimit seksual në Instagram. Policia po punon për kapjen e autorit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH