Aktualitet

Mbyllet rafineria e Ballshit, 700 punëtorë pa punë. Apel qeverisë

Shkruar nga Liberale
Mbyllet rafineria e Ballshit, 700 punëtorë pa punë. Apel

Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh ka ndërprerë aktivitetin duke lënë pa punë mbi 700 punëtorë. Përfaqësuesit e uzinës e kanë lidhur pezullimin, me mungesën e naftës bruto që sigurohet nga kompania "Bankers Petrolium", ndërkohë që sindikatat po kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për të zgjidhur situatën. Aktiviteti i uzinës mban peshën kryesore të të ardhurave të qindra familjeve që jetojnë në qytetin e Ballshit.

“I kërkojmë ministrisë së Energjetikës dhe Kryeministrit Rama që të zgjidhë këtë problem pasi situata është kritike. Njerëzit presin nga shteti jo vetëm rinisjen e punës por dhe të zbatohet ligji për statusin e naftërarit”, tha Gjergj Selmanaj nga sindikata e punëtorëve.

Kompania Tosk Energji që menaxhon rafinerinë e naftës në Ballsh, nuk pranoi të flasë për Zërin e Amerikës, ndërsa Bankers Petrolium ka reaguar duke thënë se "Tosk Energji ka shkelur disa hërë kontratat e shitjeve të naftës bruto".

[video width="480" height="264" mp4="http://liberale.al/wp-content/uploads/2019/10/88e78959-9ab7-485e-a022-bc04898946ed_mobile.mp4"][/video]

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH