Aktualitet

Makina përplas motorin, humb jetën i moshuari në Elbasan

Shkruar nga Liberale
Makina përplas motorin, humb jetën i moshuari në Elbasan

Një aksident me vdekje është regjistruar këtë fillimjavë në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Një autoveturë dhe një motor janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën 78-vjeçari që ndodhej në motor.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes që solli këtë aksident që rezultoi fatal për jetën e 78-vjeçarit i cili u identifikua si banor i zonës.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH