Një aksident është regjistruar në autostradën Vlorë-Fier, në vendin e quajtur Kripa.
Automjeti tip “Audi” ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafik-ndarësen dhe më pas ka rënë në kanalin anash rrugës.
Për pasojë janë lënduar dy personat që po udhëtonin me automjet.
Raportohet se pasagjerja femër ka marrë dëmtime serioze ndërsa drejtuesi i “Audi-t” ka shpëtuar pa dëmtime të rënda.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkakun e aksidentit.