Sport

Tenis me Francën, SPANJË-PORTUGALI finalja e madhe e Nations League

Shkruar nga Liberale

Tenis me Francën, SPANJË-PORTUGALI finalja e madhe e Nations League

Spanjë-Francë 5-4


Shënues: Williams 22’, Merino 25’, Yamal (P) 54’, 67’, Pedri 55’ / Mbappé (P) 59’, Cherki 79’, Vivian (autogol) 84’, Kolo Muani 90+4’

“La Roja” triumfoi me rezultatin 5-4, duke siguruar një tjetër finale në UEFA Nations League, të tretën radhazi për ta.
Spanja nisi vrullshëm, me Williams që hapi serinë e golave në minutën e 22-të, dhe vetëm tre minuta më vonë Mikel Merino dyfishoi rezultatin.

Fillimi i pjesës së dytë i përkiste tërësisht iberikëve, që përmes Lamine Yamal me penallti (54’) dhe Pedri (55’) shkuan në 4-0, përpara se Yamal të shënonte edhe golin e pestë personal (67’), duke vulosur para kohe fatin e takimit.

Franca reagoi vonë, por jo mjaftueshëm. Mbappé ngushtoi diferencën nga pika e bardhë në minutën e 59-të, ndërsa Cherki (79’), një autogol i Vivian (84’) dhe Kolo Muani (90+4’) sollën emocionet e fundit.

Finalja e madhe do të luhet të dielën, më 8 qershor, mes Portugalisë dhe Spanjës.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH