Sport

"Spanjollët do të më shohin më shumë", Mbappe rrit spekulimet për të ardhmen e tij në Spanjë

Shkruar nga Liberale

"Spanjollët do të më shohin më shumë", Mbappe

Kylian Mbappe është emri më i përfolur i momentit në futboll, pasi thuajse çdo ditë ka lajme për të ardhmen e tij.

Sulmuesi francez do të mbetet i lirë në fund të sezonit pasi kontrata e tij me PSG-në do të skadojë më 30 qershor.

Real Madridi është favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e francezit, derisa vet ai ka folur për të ardhmen e tij.

25-vjeçari ka thënë se spanjollët do ta shohin pak më shumë pasi ai tanimë ka luajtur kundër Real Sociedad këtë sezon në Ligën e Kampionëve dhe do të luaj edhe kundër Barcelonës.

“Tchouameni tha se do të më shohin më shumë në Spanjë? Epo, me PSG-në luajta kundër Real Sociedad dhe tani Barcelona na pret në çerekfinale të Ligës së Kampionëve”.

“Nëse shkojmë më tej, ndoshta do të përballemi me Atletico Madridin e Simeones në gjysmëfinale. Kështu që unë do të thosha po, spanjollët patjetër do të më shohin pak më shumë”, deklaroi Mbappe duke qeshur.

Kjo deklaratë e kapitenit të Francës ka ngjallur edhe më shumë spekulimet për të ardhmen e tij e cila pritet të jetë te Real Madridi. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH