Sport

Letonia një sfidë e madhe për Shqipërin, trajneri Sylvinho flet për formacionin dhe penalltinë e humbur

Shkruar nga Liberale.al

Letonia një sfidë e madhe për Shqipërin, trajneri Sylvinho

Pas barazimit 0-0 ndaj Serbisë në Tiranë, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e radhës jashtë fushe ndaj Letonisë. Në këtë takim, ku shpresa për fitore është e madhe, trajneri Sylvinho ka dhënë disa detaje mbi përgatitjet dhe lojtarët që do të aktivizohen.

Ai tha se formacioni i saktë do të vendoset pak para ndeshjes, pasi do të ketë edhe stërvitje lehtësuese dhe përgatitje muskulore. Sylvinho theksoi se ka shumë lojtarë të mirë në dispozicion, si Muçi, Uzuni, Pajaziti, Broja, Daku, dhe se do të zgjedhë më të mirët për të arritur fitoren.

Trajneri foli edhe për penalltinë e humbur nga Manaj kundër Serbisë, duke thënë se përgjegjësia për këtë vendim ishte e tij, dhe se në futboll ka gjithmonë presion.

“Duhet të marrim sa më shumë pikë në këto ndeshje që na kanë mbetur,” tha Sylvinho, duke shtuar se Letonia është një skuadër fizike dhe e fortë, me disa lojtarë shumë të shpejtë që mund të bëjnë ndryshimin në lojë.

Në lidhje me zëvendësuesin e Gjimshitit, trajneri tha se ka disa opsione dhe do të vendosë pas stërvitjes, duke përmendur Adrian Bajramin si një lojtar me shumë potencial për të ardhmen.

Sylvinho theksoi se në Kombëtare nuk ka shumë kohë për eksperimente, prandaj duhet që zgjedhjet të jenë të kujdesshme dhe të mençura.

Shqipëria kërkon me çdo kusht tri pikët ndaj Letonisë për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Botërorin 2026.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH