Delegacioni dhe ekipi serb ka mbërritur në Tiranë mesditën e kësaj të premteje, 6 qershor, teksa janë shoqëruar nga forca të shumta policie.
Por, ajo që bie në sy te delegacioni serb, pas refuzimit të akomodimit në ambientet e sugjeruara nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), është se ata nuk i besojnë shqiptarve as ushqimin.
Sipas raportimeve të fundit, ekipi serb mbërriti në Tiranë me ushqime dhe kuzhinier me vete, kjo pavarësisht se është akomoduar në një nga hotelet më prestigjoze të kryeqytetit shqiptar.
Serbia dhe Shqipëria do të përballen më 7 qershor, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit, 2026.