Real Madrid ka bërë një hap të rëndësishëm duke nënshkruar me Franco Mastantuono, një nga talentet më të mëdha të futbollit në Amerikën e Jugut. Sipas burimeve pranë River Plate, marrëveshja është mbyllur dhe transferimi do të kushtojë rreth 40 milionë euro.
River Plate ka konfirmuar për Reuters se negociatat përfunduan me sukses, edhe pse klauzola e lirimit të lojtarit ishte 45 milionë euro. River ka pranuar të ulë çmimin me 5 milionë euro, pasi kanë rënë dakord që Mastantuono të qëndrojë në ekip deri në fund të vitit dhe të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube me Riverin.
Ky transferim është shumë i rëndësishëm dhe ka ngjallur interes në Europë, por Real Madrid ka arritur të marrë lojtarin falë punës së Juni Calafat, që udhëtoi deri në Argjentinë për të mbyllur marrëveshjen.
Edhe pse klubi madrilen nuk e ka konfirmuar zyrtarisht ende, pritet që Mastantuono të bashkohet me skuadrën në sezonin 2025-2026. Me këtë blerje, Real Madrid vazhdon të investojë tek talentet e rinj dhe siguron të ardhmen e skuadrës së tij.