Sport

Publikohen formacionet ZYRTARE, Shqipëri-Serbi

Shkruar nga Liberale

Publikohen formacionet ZYRTARE, Shqipëri-Serbi

Shqipëria përballet sot me Serbinë në  ndeshjen e rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026

Shqipëria kë regjistruar një humbje ndaj Anglisë dhe një fitore përballë Andorrës në dy sfidat e para të luajtura, ndaj një rezultat pozitiv e sidomos fitorja ndaj Serbisë, do ta mbante në shinat e duhura për të luftuar për vendin e dytë që çon në play-off të Botërorit. Ndërsa na anën e saj, për Serbinë kjo është ndeshja e parë e kualifikuesve, pasi në dritaren e marsit ajo mori pjesë në ndeshjet e play-off të Ligës së Kombeve.

Trajneri Silvinjo ka bërë ndryshime drastike në rreshtimin e kuqezinjve. Në mbrojtje shfaqet përsëri nga minuta e parë Hysaj, ndërsa Ajeti fiton balotazhin me Ismajlin përkrah Gjimshitit, me Mitajn që rifiton vendin në të majtë. Në mesfushë, Shehu i merr vendin Ramadanit, ndërsa përkrah do të ketë Asllanin e Laccin.

Ndërkohë, Bajrami e Asani ulen në stol, me Hoxhën nga minuta e parë në të majtën, ndërsa Manaj e Broja do jenë më në qendër të sulmit.

Formacionet zyrtare:

SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Manaj.
Trajner: Silvinjo

SERBIA: Petroviç, Pavloviç, Milenkoviç, Erakoviç, Lukiç, N. Maksimoviç, A. Zivkoviç, Samarxhiç, Terziç, Vlahoviç, Mitroviç.
Trajner: Predrag Stojkoviç

Publikohen formacionet ZYRTARE, Shqipëri-Serbi

Poll
SHQIPENGLISH