Sport

PSG-Arsenal i besohet Feliks Zvajer, precedentët me të dy klubet

Shkruar nga Liberale

PSG-Arsenal i besohet Feliks Zvajer, precedentët me të dy klubet

UEFA vendosi se kush do të jetë arbitri i ndeshjes mes Paris Saint-Germain dhe Arsenal. Takimi delikat i është besuar kryesorit gjerman Feliks Zvajer.

43-vjeçari më parë ka arbitruar vetëm dy herë ekipin francez në Champions. Në sezonin 2018-2019 arbitroi takimin PSG-Napoli (2-2) ndërsa në sezonin 2022-2023 PSG-Makabi Haifa (7-2).

Ndërsa ekipin e Arsenalit ai e ka arbitruar vetëm një herë më parë në edicionin 2023-2024 të Champions League ku “Topçinjtë” mundën në Londër, PSV Eindhovenin me shifrat 4-0.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH