Mbyllet pa gola ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë në "Arena Kombëtare".
Shansi më i artë në fundin e pjesës së parë, me Hysajn që fitoi një 11-metërsh, por Rey Manaj u ndal nga Petrovic.
Pjesa e dytë, me ritëm të lartë, me Brojën dhe Uzunin që u shkëputën disa herë në krahun e djathtë, krijuan mëndësi, ndërsa Bajrami kishte një shans të artë për të ndëshkuar serbët në minutën e 72’, por tentativa e tij u ndal nga Petrovic.
Anglia fitoi 1-0 ndaj Anorrës dhe mban vendin e parë në grup.
Minutat e ndeshjes...
90+7′ Mbyllet Shqipëri-Serbi në një barazim pa gola!
90′ 6 minuta shtesë.
87′ Largohen Maksimovic dhe Zivkovic, në vendet e tyre Nedeljkovic dhe Gudelj.
85′ Largohet Shehu dhe në vendin e tij futet Ramadani.
80′ S. Mitrovic shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Hysajt dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
75′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Broja dhe në vendin e tij futet Uzuni.
72′ Daku jep një top mjaft të bukur te Bajrami, por tentativa e këtij të fundit ishte mjaft e lehtë për t’u kontrolluar nga Petrovic.
69′ Largohen nga fusha Samardzic dhe Terzic, në vendet e tyre futen Maksimovic dhe Stefan Mitrovic.
63′ Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Manaj dhe Hoxha, në vendet e tyre futen Daku e Bajrami.
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
45+1′ Manaj gabon nga pika e bardhë. (VIDEO)
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
45′ Penallti për Shqipërinë. Hysaj pengohet në zonë dhe Massa akordon 11-metërsh për kuqezinjtë.
19′ Gjimshiti shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
17′ Pavlovic shkakton një ndërhyrje të gabuar për të ndalur Brojën dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
11′ Mitaj tenton nga distanca, e cila ndalet nga portieri Petrovic.
5′ Zivkovic provon me një gjuajtje të lehtë nga distanca, që grushtohet nga Strakosha.
1′ Nis ndeshja historike në Tiranë.