Sport

Novak Djokoviç nxjerr ‘blof’ mediat serbe për duelin me Shqipërinë: Përgëzime!

Shkruar nga Liberale

Novak Djokoviç nxjerr ‘blof’ mediat serbe për duelin me

Mediat serbe e dramatizuan aq shumë atmosferën saqë pretenduan se gjendja në stadiumin ku u zhvillua ndeshja Shqipëri-Serbi ishte si në "luftë".

Jo vetëm trajneri i ekipit serb, Dragan Stojkoviç që i nxori blof mediat, duke e cilësuar atmosferën në stadium si të mrekullueshme dhe se do kërkonte që e njëjta gjë të ndodhet dhe në Serbi.

Novak Djokoviç nxjerr ‘blof’ mediat serbe për duelin me

Një gjë të tillë e tregoi dhe legjenda serbe e tenisit, Novak Djokoviç, i cili me anë të një postimi tregoi respekt për shqiptarët dhe sjelljen e treguar në fushë nga ana e futbollistëve.

“Respekti dhe loja e ndershme është gjithmonë e mundur! Urime të përzemërta të dyja ekipeve për sjelljen”, shkruhej në postimin e tenistit.

Pas barazimit pa gola në Tiranë, Shqipëria mori vlerësime maksimale për pritjen që i bëri ekipit serb.

Novak Djokoviç nxjerr ‘blof’ mediat serbe për duelin me

 

Poll
SHQIPENGLISH