Sport

NGJARJA E DITËS/ Mbi 800 mijë kërkesa për bileta ndaj Serbisë, tifozët kuqezi nga Presheva nisin festën në Morinë: Shqipëri Etnike, fitore!

Shkruar nga Liberale

NGJARJA E DITËS/ Mbi 800 mijë kërkesa për bileta ndaj

800 mijë kërkesa përmendi trajneri brazilian Silvinjo për 22 mijë vendet në stadium. Është ku interesi i çmendur i shqiptarëve për përballjen historike të 7 qershorit me Serbinë, në Arena Kombëtare. Skuadra serbe ka mbërritur në Tiranë pasditen e së premtes nën masa të forta sigurie dhe pa tifozë. Nga ana tjetër kuqezinjtë presin me padurim të marrin maksimumin edhe si një "hakmarrje" ndaj një rivali "të egër" politik.

Pika Kufitare në Morinë është shndërruar në një vend festimesh nga tifozët. Tifozë të shumtë nga Kosova, së bashku me djemtë e Luginës së Preshevës, janë organizuar për të përkrahur kombëtaren shqiptare, përmes këngëve patriotike, thirrjeve “Shqipëri etnike” dhe “Fitore Shqipëri”, duke krijuar një atmosferë elektrizuese në kufi.

NGJARJA E DITËS/ Mbi 800 mijë kërkesa për bileta ndaj

Gjatë pasdites janë shtuar edhe më shumë tifozët kosovarë, të cilët kanë hyrë në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen apo për të kaluar pushimet në bregdet. Ata janë të bindur për fitoren e kuqezinjve.

“Po shkoj në bregdet. Shpresoj të mos ketë provokime nga serbët. Unë parashikoj 2-1 për Shqipërinë”, tha një tjetër. Ndërkohë, ndër qytetarët që po kalonin kufirin kishte edhe jo tifozë që udhëtonin për arsye pune. Një prej tyre, nga Serbia, u shpreh se ndeshja pritet të jetë e barabartë.

“Të dy ekipet janë të forta. Mendoj se do dalë barazim, 1-1”, tha qytetari serb. Edhe një qytetar nga Kroacia që po udhëtonte drejt Shqipërisë, dha mendimin e tij: “Shqipëria ka lojtarë të mirë. Mendoj se do fitojnë”.

Atmosfera brenda kampit kuqezi

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes me Serbinë. Ky takim do të luhet nesër në orën 20:45 dhe vlen për kualifikueset e Botërorit 2026.

NGJARJA E DITËS/ Mbi 800 mijë kërkesa për bileta ndaj

Silvinjo, foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë, e cila do të luhet në Tiranë të shtunën më 7 qershor.
I pyetur për sekretet nga stërvitja, Silvinjo u shpreh se në përballje të tilla nuk ka çfarë të fshehësh, duke thënë se ekipet janë analizuar.
Tekniku kuqezi foli edhe për interesimin e lartë, duke thënë se ka dëgjuar për 800 mijë kërkesa, ndërsa shtoi se do të donte ta sillte edhe babain e tij nga Brazili, por është shumë larg.

NGJARJA E DITËS/ Mbi 800 mijë kërkesa për bileta ndaj

“Nuk kemi asgjë për të fshehur. Ata kanë parë 5-6 ndeshje të fundit tonat, po ashtu ne kemi parë ndeshjet e tyre, i kemi analizuar. Nuk mendoj që kanë arritur të kapin ndonjë element. Ata na njohin, ne i njohim. Është një ndeshje ndryshe. Shpresojmë të dhurojmë një ndeshje në asketin sportiv. Të dyja skuadrat kanë lojtarë dhe trajnerë të mirë. Uroj ta shijojmë. Kam dëgjuar se ka pasur mbi 800 mijë kërkesa dhe janë me fat ata që do të jenë në stadium. Unë doja të sillja edhe babain tim nga Brazili, por ishte shumë gjatë.
Kam luajtur në ndeshje të mëdha dhe që kanë pasur peshë e përgjegjësi të madhe. E kam bërë këtë, por para 15 vitesh, kur ishte më e lehtë, sepse nuk kishte aq shumë rrjete sociale. Mesazhi është që të japin gjithçka në fushë”, u shpreh Silvinjo.

Serbët, "bukë me vete" dhe nën masa të forta sigurie në Tiranë

NGJARJA E DITËS/ Mbi 800 mijë kërkesa për bileta ndaj

Kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur në Tiranë dhe në kushte të forta sigurie është shoqëruar nga Rinasi për në hotelin pranë "Pallatit me Shigjeta", ku edhe është akomoduar.

NGJARJA E DITËS/ Mbi 800 mijë kërkesa për bileta ndaj

Kombëtarja serbe, e drejtuar nga trajneri Dragan Stojkoviç, mbërriti në Tiranë rreth orës 14:00 dhe u akomodu në një hotel pranë stadiumit “Arena Kombëtare”, ku do të zhvillohet edhe ndeshja. Serbët  janë shoqëruar nga masa të rrepta sigurie të Policisë së Shtetit, për të parandaluar çdo incident të mundshëm. Përveç forcave shqiptare, skuadra serbe kishin edhe stafin e tyre të sigurisë. Ndërkohë, me ekipin ka udhëtuar edhe kuzhinieri personal, më shumë se mosbesimi ndaj ushqimit të hotelit, duket se serbët kanë nevojë për kalori , në prag të një ndeshjeje vendimtare për fatet e Grupit K.

NGJARJA E DITËS/ Mbi 800 mijë kërkesa për bileta ndaj

Vendi i dytë dhe me shumë gjasë biletat për në Botëror do të vendoset mes Shqipërisë dhe Serbisë në këtë fazë delikate të kualifikueseve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH