Sport

Kylian Mbappe rikthehet në kombëtaren franceze

Shkruar nga Liberale

Kylian Mbappe rikthehet në kombëtaren franceze

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka konfirmuar se Kylian Mbappe do jetë pjesë e ekipit në mars. Sulmuesi i Real Madrid rikthehet në ekip pasi mungoi në ndeshjet e Nations League vitin e kaluar.

“Sigurisht që ai do të jetë. Ai do të jetë aty, nëse asgjë nuk i ndodh nga tani dhe deri në mars. Ai është shumë i lidhur me skuadrën franceze, edhe pse ka pasur një periudhë të komplikuar personale. Mbappe ka gjetur të gjithë formën e tij dhe në mënyrë të pashmangshme, kjo duket në lojën e tij, por edhe në mendimet’’, tha Deschamps.

Muaj më parë u fol se Mbappe kishte një konflikt me trajnerin. Deschamps dha një version tjetër, atë që ka të bëjë me faktin se Mbappe në fund të vitit të shkuar nuk jetonte një situatë të mirë fizike dhe psikologjike dhe kishte nevojë për pushim dhe të fokusohej te Real Madrid.

Më 20 dhe 23 mars Franca luan kundër Kroacisë në play-off e Nations League.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH