Sport

Kombëtarja e bashkuar, Rey Manaj rikthehet në stërvitje

Shkruar nga Liberale

Kombëtarja e bashkuar, Rey Manaj rikthehet në stërvitje

Ka kaluar alarmi për Rey Manajn. Sulmuesi është stërvitur rregullisht këtë të enjte me pjesën tjetër të Kuqezinjve dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Sylvinho për ndeshjen e rëndësishme të së shtunës.”

28-vjeçari do të jetë kështu një alternativë më shumë për Kombëtaren në përballjen me Serbinë, rivali direkt për vendin e dytë.

Manaj pati temperaturë në ditët e para të grumbullimit që e lanë jashtë grupit, ndërsa qëndroi nën vëzhgimin e mjekëve, duke kryer edhe kontrolle të specializuara.

Në seancën e së enjtes taktika ka qenë pjesë e përgatitjeve madje futbollistë janë ndarë në dy grupe duke provuar edhe goditjet në portë. Stërvitja zyrtare do të zhvillohet në 19:30 të së premtes në stadiumin “Air Albania”.

Më herët Sylvinho do të dalë në konferencë, ku mund të kuptohet më shumë nga strategjia e Kuqezinjve për këtë ndeshje kualifikuese të Botërorit 2026. Seanca e përfaqësueses serbe do të zhvillohet në orën 18:00.

Ndeshja Shqipëri – Serbi do të luhet të shtunën në mbrëmje prej orës 20:45 dhe do të transmetohet direkt në TV Klan.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH