Sport

Guardiola vlerëson Juventusin para përballjes në Kupën e Botës për Klube

Shkruar nga Liberale.al

Guardiola vlerëson Juventusin para përballjes në Kupën e

Pep Guardiola ka folur me shumë respekt për Juventusin, kundërshtarin e ardhshëm të Manchester Cityt në Kupën e Botës për Klube, që nis pas 10 ditësh në Shtetet e Bashkuara. Në një intervistë për “Bein Sports”, trajneri i “qytetarëve” vlerësoi lart klubin bardhezi.

“Ata janë klubi më i rëndësishëm në Itali. Ndoshta jo në Evropë, por në Itali kanë më shumë tifozë se kushdo tjetër. Juventusi është një klub vërtet i jashtëzakonshëm dhe mezi presim të përballemi me ta,” tha Guardiola.

Kjo nuk do të jetë ndeshja e parë mes dy skuadrave këtë sezon. Manchester City dhe Juventus u takuan edhe më parë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ku bardhezinjtë fituan 2-0 në Torino, falë golave të Vlahoviçit dhe McKennie.

Megjithatë, Guardiola theksoi se në SHBA gjithçka do të jetë ndryshe: “Ndeshja në Kupën e Botës për Klube nuk do të ketë të njëjtën histori. Ata kanë ndryshuar trajner, sepse Tiago Mota nuk është më aty. Gjërat ndryshojnë dhe ne jemi të përgatitur për një përballje ndryshe.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH