Sport

Gianni de Biasi ANALIZON ndeshjen Shqipëri-Serbi: A është objektiv i arritshëm Botërori?

Shkruar nga Liberale

Gianni de Biasi ANALIZON ndeshjen Shqipëri-Serbi: A është

Trajneri Gianni de Biasi, arkitekti i kualifikimit të parë historik në Kampionatin Europian, e njeh mirë Kombëtaren dhe ambientin, por edhe si shqiptar i natyralizuar, ai e ka të qartë çfarë duhet bërë mbrëmjen e 7 qershorit në ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Është një ndeshje, që pavarësisht asaj që ka kaluar, vlen më tepër për të tashmen. Shqipërinë e lejon të afrohet me një objektiv të rëndësishëm siç është botërori. Kjo është e vetmja gjë që duhet menduar me seriozitet dhe vendosmëri” theksoi De Biasi për mikrofonin e Tv Klan.

Si një prej protagonistëve të 14 tetorit 2014 në Beograd, De Biasi mendon se gjithçka që i largohet planit sportiv, rrezikon të kthehet në avantazh për rivalët.

Kanë kaluar 11 vjet nga ajo mbrëmje. Tani vlen të tregojmë se si Shqipëri jemi superiorë, se kemi kaluar shumë situata që kanë lënë plagë në të kaluarën, por besoj që jeta vazhdon. Duhet të përgatitemi sa më mirë dhe të mos i japim Serbisë asnjë avantazh”.

Kombëtarja nuk duhet të përsërisë gabimin e 2015-ës kur humbi 2-0 në Elbasan.

Në atë ndeshje, skuadra u entuziazmua nga njerëzit që donin ta fitonin ndeshjen. Mund të luanim për dy rezultate, për fitore dhe barazim, por dolëm nga plani që kisha kërkuar dhe humbëm 2-0. Në letër serbët kanë skuadrën më të fort. Por, luhet me sistem vajtje-ardhje, të shfrytëzojmë ndeshjen në shtëpi dhe atë në transfertë”.

Në fund një mesazh për tifozët…

Në 2016 në Francë, Shqipëria kishte tifozët më entuziastë dhe më të zhurmshëm, por me sjellje të jashtëzakonshme. Dua që të mbajmë atë standard të njerëzve seriozë, që shkojnë në stadium për tu zbavitur, mbështesin skuadrën e zemrës dhe duke shpresuar që të arrijmë rezultat pozitiv dhe të festojmë. Shpresojmë të fitojmë dhe të jemi të lumtur pas ndeshjes dhe të dalim të festojmë. Gjithmonë Forca Shqipëria! Shqipëria Madhe!”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH