Sport

FOTO/ Kush është ARBITRI që do të gjykojë Ndeshjen e zjarrtë Shqipëri- Serbi?

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Kush është ARBITRI që do të gjykojë Ndeshjen e

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Serbinë më 7 qershor në një sfidë të zjarrtë, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. UEFA ka publikuar tashmë emrat e zyrtarëve që do të gjykojnë këtë përballje të shumëpritur, e cila pritet me interes të madh si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Takimin do ta drejtojë arbitri italian Davide Massa, i njohur për një precedent të vetëm me kuqezinjtë: një miqësore kundër Gjeorgjisë më 16 nëntor 2015, e përfunduar 2–2 në “Qemal Stafa”.

FOTO/ Kush është ARBITRI që do të gjykojë Ndeshjen e

Massa do të shoqërohet nga asistentët Filippo Meli dhe Ciro Carbone, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Fabio Maresca. Sistemi VAR do të jetë në dorë të dyshes italiane Aleandro Di Paolo dhe Daniele Doveri.

Kjo është ndeshja e tretë për Shqipërinë në grupin kualifikues, pas një humbjeje ndaj Anglisë dhe një fitoreje kundër Andorrës. Për Serbinë, kjo do të jetë sfida e parë në këtë fazë, çka e bën përballjen edhe më të rëndësishme për të dyja ekipet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH