Pritej që ndeshja Shqipëri-Serbi të kishte emocione të tilla.
Vogëlushët shqiptarë, të veshur kuqezi, që shoqërojnë lojtarët serbë, me pafajësi kanë bërë me duar shqiponjën dykrenare.
Shqipëria është vënë përballë Serbisë në stadiumin “Arena Kombëtare”, në ndeshje më të rëndësishme për rrugëtimin e kuqezinjve drejt Botërorit 2026.
Ekipi i Sylvinhos vjen pas një fitore 3-0 ndaj Andorrës në mars dhe do të kërkojë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve për të marrë pikët e plota.
Atmosfera në kryeqytet është entuziaste dhe çdo gjë është gati për një mbrëmje emocionuese futbolli. Ndeshja pritet me interes të lartë, si për rëndësinë sportive ashtu edhe për emocionet që di të ofrojë një duel i këtij niveli.