Sport

Çfarë synon? Daku SHPËRTHEN: Dua 1.6 milion ose largohem!

Shkruar nga Liberale

Çfarë synon? Daku SHPËRTHEN: Dua 1.6 milion ose largohem!

Për në Rusi të ardhurat i ka në rregull. Nuk janë të shumtë ata që marrin 700 000 euro në sezon në Premier Ligën e këtij vendi, aq më tepër në kushtet e luftës që vazhdon në Ukrainë, veçse Mirlind Daku dëshiron shumë më tepër se kaq.

Sipas mediave ruse, sulmuesi I kombëtares shqiptare dëshiron rritje të ndjeshme të pagës vjetore deri në nivelin e 1.6 milionë eurove, diçka që nuk dihet nëse Rusia mund t’ia sigurojë.

Natyrisht, 1.6 milionë euro do të ishin të mundura bashkë me bonuset, por gjithsesi mund të sigurohen.

Mediat në Rusi shkruajnë se Daku dhe babai i tij e kërkuan këtë rrogë kur Lokomotiva bëri ofertën për të marrë futbollistin në janar.

Ku do të jetë e ardhmja e tij?

Rubin I Kazanit dëshiron ta mbajë, dhe kontrata vlen deri në verën e vitit të ardhshëm.

Gjithsesi, në janar Daku mund të bisedojë me klube të tjerë dhe të largohet me parametër zero, ndaj edhe klubi nga Tatarstani do të mendojë edhe mundësinë për ta transferuar këtë verë.

Në janar, për kartonin e tij u kërkuan 10 deri në 12 milionë euro, ndërsa vetë dëshira e lojtarit është që të luajë në një nga pesë ligat e mëdha europiane.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH