Sport

Barazimi me Letoninë, Kombëtarja shqiptare bie me dy vende në renditjen e FIFA-s

Shkruar nga Liberale

Barazimi me Letoninë, Kombëtarja shqiptare bie me dy vende në

Shqipëria nuk ishte në gjendje të merrte fitore në dy ndeshjet e qershorit në kuadër të Botërorit 2026. Konkretisht barazimi 0-0 me Serbinë dhe 1-1 kundër Letonisë. Pikërisht mungesa e fitoreve është reflektuar edhe në pozicionimin e fundit të publikuar nga FIFA.

Tashmë, Shqipëria ka rënë me dy vende, nga 66-të në të 68-të. Është fakt se pas kualifikimit për në Kampionatin Europian të mbajtur verën e kaluar, kuqezinjtë e kanë ulur “stekën” e rezultateve. Në “timonin” e Sylvinhos, pozicioni më i mirë i Brojës me shokë përkoi me shkallën e 59-të.


Shqipëria do të zbresë sërish në fushën e blertë në datën 9 shtator, kundër Letonisë, në stadiumin "Air Albania". Ndërsa më pas do vijojë me duelet karshi Serbisë në transfertë, po ashtu dhe kundër Andorrës dhe e mbyll duke pritur Anglinë në Tiranë.      

 

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH