Sport

Arena Kombëtare nën masa të rrepta sigurie/ Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë zbarkojnë në fushë pas incidenteve me tifozët

Shkruar nga Liberale.al

Arena Kombëtare nën masa të rrepta sigurie/ Forcat e

Stadiumi "Arena Kombëtare" në Tiranë është blinduar nga forcat e sigurisë, pas disa incidenteve të shënuara gjatë ndeshjes së sotme ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.

Situata është tensionuar në pjesën e parë të takimit, pasi tifozët shqiptarë kanë hedhur gota plastike në drejtim të lojtarëve serbë, duke detyruar autoritetet të shtojnë menjëherë masat e sigurisë.

Pas hedhjeve të përsëritura nga tribunat, në anësinë e fushës kanë zbarkuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat kanë formuar një kordon rrethues për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH