Sport

Arbnor Muja lë gjurmë në Turqi, shënon në debutim

Shkruar nga Liberale

Arbnor Muja lë gjurmë në Turqi, shënon në debutim

Arbnor Muja ka debutuar me gol me skuadrën turke të Samsunspor. Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 90-të, në ndeshjen ndaj Antalyspor, takim ky i mbajtur në Samsun 19 Mayis Stadyumu (Samsun). Edhe pse nuk e nisi takimin si titullar, Muja ia doli të bënte diferencën, duke gjetur golin e qetësisë (2-0) për skuadrën e trajnerit Gisdol.


Muja u largua para pak ditësh nga Antwerp në Belgjikë, për t’u transeruar te Samsunspor. Kontrata e tij me skuadrën e re është e parashikuar të jetë e vlefshme për 3 vite e gjysmë.

Ky gol me siguri do të motivojë futbollistin e Kombëtares për të dhënë maksimumin dhe për të fituar shumë shpejt një vend titullari. Kujtojmë që Muja numëron 5 ndeshje me Shqipërinë.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH