Gjatë kohës që qëndroi jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Egli Tako pati mundësinë të shihte se çfarë ishte diskutuar më shumë në rrjetet sociale për të.
Një nga momentet që u bë virale ishte një foto ku ajo krahasohej me një kangur, për shkak të një pozicioni që kishte marrë gjatë një debati brenda shtëpisë.
Tani që është rikthyer në BBVIP, Egli ka folur për këtë foto dhe me humor ka pranuar krahasimin: “Aty kam ndejt kështu. Kam bërë ‘flex’. E kanë kapur fiks atë moment. Lot”.
Kjo deklaratë e saj tregon se ajo e ka parë situatën me sportivitet, pavarësisht se imazhi i saj është bërë një nga memet më të shpërndara në rrjet.