Showbiz

Mamaja e Loredanës: Ndryshuam mendim për Jozin, por...Ja kush e fiton BBV?

Shkruar nga Liberale

Mamaja e Loredanës: Ndryshuam mendim për Jozin, por...Ja kush e fiton

E ftuar mëngjesin e sotëm nëpërmjet një lidhje Skype me studion e “Wake Up”, ka qenë mamaja e Loredanës, Shpëtime Brati. Ajo i bëri një surprizë të bijës ditën e shtunë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku po ashtu u takua edhe me Jozin.

Çfarë mendimi ka ajo për Jozin dhe si i duket loja e Loredanës, na ka treguar vetë zonja Shpëtime… Kohët e fundit po më pëlqen, në mënyrën si respekton Loredanën dhe banorët e tjerë. Na pëlqen tipi i qetë që ka, çiltërsia e tij, dhe mendoj që nuk është njeri dinak, është i sinqertë.

Po babai i Loredanës mendon njësoj si ju?

Edhe ai ka ndryshuar mendimin, e shikon dhe ai ndryshe. 100% akoma, kemi dyshime sepse aty lojë është, por 80% ka ndryshuar dhe ai mendim.

Si e shihni Loredanën në shtëpi?

Për Loredanën është një eksperiencë e re, po i përballon të gjitha sfidat. E shoh edhe vetvetja, shumë e çlirët. Nga momenti në moment mund të presësh gjithçka nga Loredana.

Ditën e djeshme Jozi ka thyer kutinë e emergjencës dhe ka përfituar nga Vëllai i Madh që të qëndrojë së bashku me Loredanën në një suitë vetëm. E keni parë ju?

I pashë mbrëmë që shkuan tek suita, por më pas jo sepse nuk isha mirë me shëndet. Nuk i pashë më se çfarë ndodhi.

Kë sheh si lojtarë të fortë aty brenda?

Shoh Gertën. Më ka pëlqyer ghithmonë dhe do doja të vazhdonte ta mbronte deri në fund Loredanën, si një nënë.

Keni parë ndonjëherë xhelozi nga banorët e tjerë për Loredanën?

Kam parë xhelozi në fillim nga shumë banorë aty. Nga Egli, Gjesti. Tani e shoh që kanë ndryshuar mendje të dy, bëjnë shaka bashkë, ka ndryshuar raporti.

Nëse do mund t’i jepnit një informacion nga jashtë Loredanës, çfarë mesazhi do i jepnit?

Ta luajë lojën vetëm deri në fund. Të mos ndikohet nga askush, edhe pse është me Jozin. Loja kështu është. Nga loja individuale ti shpreh vetveten.

Çfarë synimi mendon se ka Loredana pas mbarimit të BBV?

Loredanës i pëlqen televizioni dhe synon të vazhdojë më tutje në botën e televizionit.

Kush mendoni se e fiton “Big Brother VIP 4”?

Mendoj se Gerta. E kam parë gjithmonë të fortë në çdo nominim dhe debat, gjithmonë ka fituar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH