Showbiz

‘Jozi është gay’/ Familjarët e banorit të Big Brother REAGOJNË pas deklaratës së PAPRITUR të gazetares

Shkruar nga Liberale

‘Jozi është gay’/ Familjarët e banorit të Big

24 orët e fundit kanë qenë të mbushura me lajme nga ‘Big Brother VIP Albania’, por ajo që ka bërë bujë më shumë, është deklarata e gazetares Dasara Karaiska në lidhje me këngëtarin, Jozefin Marku.

Ajo përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ka thënë se “Jozi është gay” dhe se partneri i tij ka deklaruar se është në një marrëdhënie me të.

“Mua më vjen aq keq për atë partnerin e Jozit me të cilin Jozi ka bashkëjetuar në Zvicër e në Milano se në fund të fundit ai i ziu është gay i deklaruar në një marrëdhënie me Jozin dhe sikur nuk është e drejtë nga ana ime të ia denigroj figurën. Po që ky Jozi e ka hak të ia nxjerr atë foton e atë profilin e atij partnerit të vet që e ka foto profili Jozin në Instagram. Do të dali sonte ai të i shoh këto storje Jozi edhe nesër të vije të më haj mua te dera e shtëpisë. Tash të them të drejtën gjersa ai e ka foto profili në Instagram, pse se nxjerrkam unë për shembull. Sa e shëmtuar”, është shprehur Karaiska në Instagram.

Të shumtë ishin ata që shprehën mosbesim nga ajo që Desara tha, ndaj gazetarja publikoi foto të Jozit me personin në fjalë, si edhe mesazhe që ka shkëmbyer me të. Ky i fundit në komunikime, insiston se është i martuar me fëmijë madje i kërkon t’i heqë fotot që gazetarja ka nxjerrë duke thënë se Jozin e ka mik familjar.

‘Jozi është gay’/ Familjarët e banorit të Big

Pas aludimeve, ka ardhur edhe një reagim nga familja e Jozit, të cilët përgënjeshtrojnë atë që gazetarja ka thënë:

‘Jozi është gay’/ Familjarët e banorit të Big

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH