Showbiz

"Jep edhe mend aman..."/ Efi SHPËRTHEN ndaj ndjekëses: Turp të...

Shkruar nga Liberale

"Jep edhe mend aman..."/ Efi SHPËRTHEN ndaj ndjekëses: Turp

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me një koment provokues në rrjetet sociale, i cili ka nxitur reagime të shumta në internet.

Një ndjekëse e akuzoi atë publikisht, duke e përfshirë mes vajzave të njohura që, sipas saj, frekuentojnë të dënuar për krime të rënda në ambiente burgimi.

Komenti, i cili përmbante gjuhë fyese dhe insinuata të rënda, nuk mbeti pa përgjigje. Efi reagoi me ironi, duke shkruar:

“Ça thua më vërtetë? Turp të kem?”.

"Jep edhe mend aman..."/ Efi SHPËRTHEN ndaj ndjekëses: Turp

Megjithatë, replika nuk u ndal me kaq. E njëjta ndjekëse vijoi me një koment edhe më të ashpër, duke e akuzuar Efin për “favorizim seksual ndaj të burgosurve” dhe duke i kërkuar të “mos shesë moral” në rrjete sociale.

Komentet vijnë në një kohë kur në media dhe rrjetet sociale po përflitet për praninë e disa personazheve të njohur në ambientet e burgjeve, në kuadër të të ashtuquajturave “takime speciale” me të dënuar për krime të rënda.

Pavarësisht provokimeve, Efi zgjodhi të mos e vazhdojë më tej debatin dhe nuk ka dhënë deklarata të mëtejshme mbi çështjen, ndërsa ndjekësit janë ndarë mes mbështetjes për të dhe kritikave të ashpra ndaj pretendimeve të komentueseve.

Liberale Newsroom

A duhet refuzuar dhe rrëzuar drafti i Kodit të ri Penal?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH