Showbiz

G-Bani flet hapur për marrëdhëniet e tensionuara me Top Channel: Nuk jam në listë të zezë, por...

Shkruar nga Liberale.al

G-Bani flet hapur për marrëdhëniet e tensionuara me Top Channel:

Reperi i njohur G-Bani ka folur pa filtra në një intervistë për emisionin “Andale”, duke hedhur dritë mbi raportin e ftohur që ka aktualisht me Top Channel. Ai rrëfeu disa situata që sipas tij tregojnë qartë se marrëdhënia me televizionin është larg normales.

“Marrëdhëniet me Topin në këto momente janë të këqija. Kam nja 3-4 arsye që dyshoj pse janë kështu,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se ftohja është serioze dhe jo thjesht një keqkuptim kalimtar.

G-Bani sqaroi se nuk është zyrtarisht në listën e zezë të televizionit, por pavarësisht kësaj, është lënë jashtë disa eventeve të rëndësishme si finalja e “Big Brother VIP” apo prime-i pas përfundimit të spektaklit.

“Nuk isha në listë të zezë, kishte njerëz që ishin… por nuk isha ftuar. Kush nuk ishte? Jozi dhe jo vetëm,” tha ai, duke nënkuptuar se edhe emra të tjerë të njohur janë lënë jashtë.

Artisti tregoi gjithashtu për një rast tjetër ku kishte ofruar ndihmën e tij falas për një turne të trupës së “Portokallisë”, por pa marrë asnjë përgjigje.

“U vetofrova pa pagesë për të marrë pjesë me nja dy këngë… po nuk erdhi konfirmimi asnjëherë nga sipër. Dhe kjo tregon që marrëdhëniet nuk janë të mira,” u shpreh ai.

Në fund, G-Bani ndau edhe një pendesë personale, duke treguar për një postim të bërë në një moment të vështirë emocional, i cili i ka kushtuar një marrëdhënie të rëndësishme.

“Postova diçka që isha shumë i mërzitur me një njeri dhe ai postim më erdhi boomerang. Humba mundësinë të flas me dikë që tani nuk flas dot më,” përfundoi reperi.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH