Showbiz

Habit këngëtari: Shëtisja botën deri para 2 vjetëve, por nuk i kisha as një mijë euro në bankë

Shkruar nga Liberale

Habit këngëtari: Shëtisja botën deri para 2 vjetëve,

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardit Çuni ka folur rreth jetës së tij personale, e madje edhe për të ardhurat e ti financiare.

Në emisionin “Sol Summer” në Klan Kosova, Çuni tha se deri para dy vjetëve ai nuk kishte as 1 mijë euro në llogarinë e tij bankare, megjithëse as ky fakt nuk e ndali t’i ndiqte ëndrrat.

“Unë deri para 2 vjetëve nuk kam pasur as 1 mijë euro në bankë dhe vazhdoja udhëtoja deri në fund të botës. Njerëzit thoshin ‘uaa sa lek ka Arditi’, Arditi s’kishte lek kur të kthehej, thosha ‘çfarë do të bëja’.

Ai thotë se duhet besim, më shumë sesa të kesh para. Duket se situata i është përmirësuar kohët e fundit.

“Por kjo është kur ke besim në vete. Ne si të ri kemi forcën për të gjeneruar lekun si një bankë. Ka gjithmonë mundësi”, tha Çuni.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH