Hati, një nga personazhet e njohura në rrjetet sociale, festoi ditëlindjen me një festë luksoze, me mikeshat e saj.
E rrethuar nga shoqet, ajo u shfaq në qendër të vëmendjes me stilin e saj të veçantë, ku nuk munguan këngët dhe vallet popullore.
Por ajo që tërhoqi vëmendje ishte prania e një biznesmeni nga Shqipëria, Enea Marku. Ai ishte mashkulli i vetëm në mesin e dhjetëra të ftuarve, duke e shoqëruar nga afër Hatin në këtë ditë speciale për të.
E megjithatë ende nuk dihet nëse marrëdhënia e tij me Hatin është thjesht miqësore apo diçka më shumë, por fakti që ai ishte i pranishëm në një moment kaq të rëndësishëm për të, ka ngjallur aludime të shumta tek ndjekësit.