Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit e saj disa nga momentet më të veçanta të jetës, lindjen e djalit të saj, Daskanit.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, e realizuar në klinikën ku erdhi në jetë foshnja, Dafina shfaqet shumë e emocionuar dhe e përlotur në çastin kur e prek për herë të parë djalin e saj, krah partnerit të saj, Kreshnikut.