Showbiz

U bë NËNË pak ditë më parë, ja pse DAFINA dhe Kreshniku kanë zgjedhur këtë emër për të voglin e tyre

Shkruar nga Liberale
U bë NËNË pak ditë më parë, ja pse DAFINA dhe

Pas publikimit të fotos së parë të këmbëve të vogla të foshnjës, ndjekësit e Dafinës Zeqiri dhe partnerit të saj janë kuriozë për emrin e veçantë që çifti i ka vendosur djalit të tyre: Daskan.

Bashkëshorti i Dafinës, Kreshnik Gjergji ka ndarë në një koment kuptimin simbolik dhe historik të këtij emri:

"Daskan – Emër me rrënjë ilire, që mbart forcën e burrërisë, nderit dhe udhëheqjes. Një emër që tingëllon lashtësi, si zëri i një prijësi fisnor. Daskan është emër – është krenari, është gjak ilir.”

Ky koment është përqafuar gjerësisht nga ndjekësit si një shpjegim me peshë për një emër që sjell krenari dhe trashëgimi kulturore.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH