Showbiz

FOTO/ Robert Berisha së shpejti baba për herë të tretë? Me veprimin e fundit e dashura e tij e re nxit dyshimet për një shtatëzani

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Robert Berisha së shpejti baba për herë të tretë?

Moderatori Robert Berisha dhe e dashura e tij 22 vite më e re, Ana mesa duket së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.

E teksa çifti po shijojnë pushimet së bashku, 23-vjeçarja ka postuar një video në InstaStory, ku duket qartë Roberti duke e ushqyer atë.

Krahas videos Ana ka vendosur një emoj të një gruaje shtatzënë, duke nxitur kështu dyshimet se ajo është në pritje të ëmbël.Megjithatë nuk dihet nëse e dashura e Robertit është shtatzënë apo e gjitha ishte për pak vëmendje.

FOTO/ Robert Berisha së shpejti baba për herë të tretë?

Moderatori ka folur për marrëdhënien e tij me partneren 22 vite më të vogël. Ai ka rrëfyer se 23-vjeçarja jeton në Amerikë dhe janë njohur pasi Ana e ka parë në një dasmë atje.

 

Moderatori është shprehur se nuk e ka problem lidhjen në distancë dhe se planifikon të martohet sërish.

“Si mos ta postoj këtë pehri? Loçkë, 23 vjeçe, ulqinake. Nuk e kam problem lidhjen në distancë, më bie të udhëtoj shumë, edhe ajo vjen këtu.

Është viti i pari, më ka rënë shpesh të shkoj në Amerikë. Tani e kemi lënë që do të vijë të rrijë këtu më gjatë, se unë nuk kam mundësi që të shkoj të rri shumë.

Kur e kam njohur këtë nuk e ka ndjekur asnjë artist shqiptar, larg estradës. Më ka parë me një dasmë në New York, ka publikuar një story dhe kështu kemi nisur kontaktet. Nuk e ka ditur se kush jam. Ndihem shumë mirë me të. Kjo është Ana Maria.

Pse mos të kem dasmë. Dasmën e dytë do ta bëjë ndryshe. Do e bëja jashtë, në një ambient të hapur. Më të vogël diçka”, tha ai.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH