Showbiz

FOTO/ Pasi u përfol shumë për ndarje nga Big Basta, reagon për herë të parë VESA LUMA!

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Pasi u përfol shumë për ndarje nga Big Basta, reagon

Hyrja e Big Bastës në formatin televiziv “Ferma VIP”, u shoqërua me një valë thashethemesh në mediat online, të cilat aluduan për një krizë në martesën e tij me këngëtaren Vesa Luma.

Aludimet për një ndarje të mundshme të çiftit u përforcuan nga mungesa e një reagimi publik nga ana e Vesës, e cila për një kohë të gjatë nuk publikoi asnjë postim në rrjetet sociale, që do të tregonte mbështetjen për bashkëshortin e saj gjatë qëndrimit në reality show.

Mirëpo, kur askush nuk e priste më, Vesa vendosi të reagojë – dhe në mënyrën më të bukur të mundshme. Ajo publikoi një kolazh fotosh në Instagram, ku në mesin e imazheve shfaqet edhe një foto e Big Bastës nga “Ferma VIP”.

“Muzikë, dashuri, shoqëri”, – shkroi ajo në përshkrimin e postimit, duke lënë të kuptohet se mes saj dhe Big Bastës, gjithçka po ecën për mrekulli.

Dhe ky reagim i shumëpritur ka shuar çdo dyshim për një krizë martesore mes tyre. 

FOTO/ Pasi u përfol shumë për ndarje nga Big Basta, reagon

 

 

Poll
SHQIPENGLISH